Ceremonia e hapjes së Kupës së Botës ka nisur! E gjithë ngjarja po zhvillohet në stadiumin Al Bayt në qytetin Al Khor, i cili është rreth 50 kilometra nga kryeqyteti Doha, Katar.

Ndeshja e parë do të luhet mes vendasve dhe Ekuadorit, ndërkohë që raportohet se kampionët që nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës janë të shumtë. 

Ndeshjet luhen në stadiumin Al Bayt që mund të mbajë rreth 60 mijë tifozë. Pritet performaca nga ylli i pop-it të Koresë së Jugut, Jung Kook dhe nga grupi i djemve BTS. Këta të fundit do të performojnë ‘Dreamers’ himnin zyrtar të këtij Botërori.