Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë gjatë natës ka dalë nga shtrati lumi Ishëm në Fushë-Krujë.
Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqin dhe Mallkuç, ku niveli i ujit nëpër ara shkon në rreth 50 cm. Aktualisht janë rreth 10 banesa të izoluara nga uji në këto dy fshatra.
Fatmirësisht reshjet kanë pushuar dhe nuk ka përkeqësim te situatës, ndërkohë që niveli i ujit vijon të jetë i njëjtë.