Një tërmet ka goditur ishullin Java të Indonezisë, duke vrarë së paku 44 njerëz, raportojnë mediat e huaja.

“Janë dhjetëra njerëz të vrarë. Qindra, madje ndoshta mijëra shtëpi janë dëmtuar. Deri më tani 44 njerëz kanë vdekur”, tha Adam, zëdhënës i administratës lokale në qytetin Cianjur në ishullin Java.

Indonezia ishte goditur nga tërmeti edhe në vitin 2021. Ndërsa në vitin 2018, ky vend përveç tërmetit u godit edhe nga cunami, ku mbetën të vdekur mbi 220 persona.