Teksa situata në Shkodër është problematike për shkak të motit të keq, ku ka pasur dhe banesa të përmbytura, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po viziton zonat e prekura.

Ndalesën e parë e Berishës ka qenë fshati Kuç, ku po takon nga afër banorë të prekur. 

Berisha: I kam ndjekur zhvillimet dramatike dhe erdha për të shprehur solidaritetin për banorët dhe për kryetarin bashkisë për punën që po bën

Absolutisht ky është dëshmi e një papërgjegjësie të plotë të këtyre qeveritareve që mbrëmë kanë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur nga porta e Zadejës të Vaut të Dejës 2 mijë metër kub në sekondë dhe të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin dot nga skema e tyre e vjedhjeve.

Këto reshje kanë qenë tërësisht dhe plotësisht të parashikuara nga IGJEUM, i cili ja ka dërguar në zyra klëtuyre qeveritarëve që vjedhja ja ka verbuar sytë

Një njoftim serioz ka bërë Stacioni Meterologjik Italian, i cili ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e veriut. Këto nuk kanë mjaftuar për Ramën dhe Ballukun, pasi ata e kanë mendjen për të vjedhur

Ndërkohë që importonin energji, e kishin bllokuar prodhimin e energjisë. Po ku i kishe sytë ti që të gjithë thoshin se do kishte reshje ekstreme. I kishte sytë tek vjedhjet, sepse kanë prokuruar për të importuar nga 14-20 nëntor 10 mln euro energji elektrike. Nga të cilat 5 mln u fusin në xhep dhe tani që ka plasur skandali, tani përpiqem të justifikonin se nuk donim, të shpenzonim, rezervat. E vërteta është që nuk donin të ndërprisnin vjedhjen.