Kombëtarja e Anglisë ka nisur furishëm Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Në ndeshjen e parë, Anglia ishte bindshëm më e mirë se Përfaqësuesja e Iranit. Dueli i Grupit B, që u luajt të mërkurën, u mbyll me fitoren 6:2 të Anglisë.

Futbollistët e përzgjedhësit Gareth Southgate, shënuan tri gola në pjesën e parë dhe po aq në të dytën për fitoren e thellë.

Krahas golave të shumtë në sfidë, pjesa që mori vëmendja dhe mbushi faqet e para të medieve ishte veprimi i futbollistëve të Iranit.

Në fillim të sfidës, lojtarët nuk kënduan himnin kombëtar të Iranit, si kundërpërgjigje ndaj regjimit politik të Teheranit.

Futbollistët morën duartrokitjen e spektatorëve në stadium duke dëshmuar se gjuha e futbollit di shumë mirë të japë mesazh paqeje dhe demokracie.