Është shtyrë seanca në lidhje me padinë që ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë ndaj Albana Vokshi.
Deputetja e PD në një deklaratë për mediat u shpreh se ky është një proces gjyqësor i stisur nga vetë ministrja, që sipas Vokshit duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Ajo tha se qeveria përdor këto gjyqe për të bërë opozitën që të mos flasë.
Ndër të tjera ajo tha se nuk u mor asnjë vendim pasi prokuroria kërkoi kohë për të studiuar faktet.
“Të merrej një vendim ndaj një procesi të stisur nga ministrja Kuashi. Unë në respekt të kësaj gjykate, të kohës dhe investimit të kësaj cështje. Prokuroria kërkoi të studionte fakte e dosje ndërkohë janë vënë në dispozicioin, është kërkese e paprecedentë nga ana e prokurorisë, për të bërë kalvar dhe të mos jepet vendimi. Nëse do kishte nje pikë dinjiteti ministrja Kushi do kishte dhene doreheqjen. Babëzia e ka cuar arsimin në rrezik. Duan të më mbyllin gojën, mua, opozitës. Por ne nuk do të heshtim. Më datë 6 të bëhemi të gjithë bashkë” tha Vokshi ndër të tjera.