Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka paraqitur një amendament në parlament për uljen e TVSH-së së ushqimeve të shportës. Ai shkruan se është masa më e parë dhe më e domosdoshme për të ndihmuar familjet shqiptare.
Sipas propozimit të tij, TVSH-ja e ushqimeve të shportës duhet të ulet nga 20, në 5%.
Vasili deklaron se kjo është një ndihmë konkrete për uljen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe se BE ka mbështetur në vendet anëtare aplikimin e harmonizuar të TVSH- ve tepër të ulëta për produktet bazë ushqimore. Ai thekson se Shqipëria është shumë-shumë vonë!!
POSTIMI I PLOTË
Paraqita Amendamentin për uljen drastike të TVSH së ushqimeve të shportës!
Në këto momente kaq të vështira për ekonominë e familjeve shqiptare, ku mjaft familje përballen me mbijetesën ushqimore ulja drastike e TVSH për ushqimet e shportës është masa më parë dhe më e domosdoshme.
Kam paraqitur Amendament për uljen e TVSH nga 20% që është aktualisht, në masën 5%.
Kjo është një ndihmë konkrete për uljen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore.
BE ka mbështetur në vendet anëtare aplikimin e harmonizuar të TVSH- ve tepër të ulëta për produktet bazë ushqimore.
Shqipëria është shumë-shumë vonë!!
Ky amendament duhet votuar me unanimitet në Parlament.
Edhe qeveria duhet ta votojë sepse ndihmohen qytetarët e thjeshtë dhe ata në nevojë në mënyrë të veçantë.
Qeveria votoi për të kompensuar çmimet e materialeve të ndërtimit për kompanitë, që kishin fituar tenderat me 99% dhe nuk mund të ketë kurajë të votojë kundër këtij amendamenti.
Qytetarët do të shikojnë me sytë e tyre të enjten në seancë plenare në Kuvend se kush do të votojë ‘pro’ dhe ‘kundër’ tyre.