Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.
Ajo thekson se procesi duhet të jetë transparent dhe drejtuesi i ri i këtij institucioni të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe po ashtu duhet të jetë i gatshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Reagimi i Yuri Kim:
Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm (1) të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe (2) të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë