Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Rama, ka hapur ditën e sotme një kanal të sajin në You Tube dhe një website të sajin, ndërsa në videon e parë ajo ka treguar se çfarë do të postojë në kanalin e videove.

Krah videos ajo ka ftuar të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar të dinë mbi aktivitetin e saj profesional dhe angazhimet e saj si qytetare të klikojnë në kanalin e saj.

Cili është aktiviteti im profesional dhe kush jam unë si qytetar i angazhuar? Ftoj këdo që është i interesuar të dijë të klikojë në http:// linda.al . Por përpara se të klikoni, në këtë moment të festës së përulur për mua, një mesazh mirëseardhjeje mund të gjendet këtu”, shkroi bashkëshortja e kryeministrit Rama në Twitter, ku ka vendosur dhe kanalin e saj të YouTube.

Nisma e saj sakaq ka marrë dhe mbështetje nga bashkëshorti i saj, kryeministri Rama i cili ka shkruar në Twitter se është krenar për të, pasi ka shpërndarë postimin e saj.