Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me situatën e fundit në vend me reshjet dhe përmbytjet.

Rama shkroi në postimin e tij se përgjigja e pyetjes se pse ka ende përmbytje kur po bëhen 10 vite që ndodhet në pushtet është se sipas tij 10 vite më parë “kur në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri shkonte uji edhe deri në çati, sepse dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit në qeveri”.

Rama sakaq, shtoi se “sot jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që jeton tërë bota, duan s’duan ata që sduan thonë ç’thonë ata që ç’nuk thonë”.

Postimi i Ramës:

⭕️Pyetje: Pse ka akoma përmbytje kur po bëheni 10 vjet në pushtet?
❌Përgjigje: 10 vjet më parë kur në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri shkonte uji edhe deri në çati, sepse dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit në qeveri! Sot jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që jeton tërë bota, duan s’duan ata që sduan e thonë ç’thonë ata që ç’nuk thonë🤷🏻‍♂️