Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillojnë një takim në selinë e PD-së.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, kreu i PL-së është parë të ngjisë shkallët e PD-së. Takimi vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të 6 dhjetorit. Mendohet që pjesë e diskutimeve do të jenë edhe primaret.

Gjithashtu liderët e opozitës do të flasin edhe mbi aksionin opozitar dhe zgjedhjet e 14 majit.

Më 6 dhjetor në Shqipëri do të zhvillohet Samiti i Liderëve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.