Kreu i PD-së Sali Berisha, në një komunikim për mediat ka reaguar sërish me kritika të forta për Portin e Durrësit. Berisha tha se kryeministri Rama, ministrja Balluku dhe drejtori i APD-së Vengu janë vërsulur drejt portit vetëm për ta zhvatur.

“Marrëveshja mund tu kushtojë shqiptarëve 200-300 mln euro pa asnjë hezitim. Shqiptarët paguajnë përveçse 2 mld për Portin e ri edhe gjobat. Rama, Balluku dhe Vengu janë vërsulur me tërbim drejt Portit të Durrësit. Porti i Durrësit nën Ballukun është shndërruar në një institucion kredi-dhënës. jep 5 mln euro portit të Vlorës, 5 mln euro Alb-kontrollit.

Duhet ta falimentojë me çdo kusht. Blihen makineri të reja…Falë investimeve shumë serioze që janë bërë sot ka një kapacitet. Anijet do të devijohen. Vlora nuk ka më, Saranda nuk ka më. Të gjithë këtë devijim nuk e paguan njeriu që shëtit me avion me dhomë gjumi. I paguajnë qytetarët e shkretë. Taksapaguesit shqiptarë në mallra në çdo kg që blejnë. A mund të veprojë një njeri në këtë mënyrë. Vetëm ai që është verbuar. Të gjitha këto detaje dhe çështje madhore duhet t’ua bëjmë të qartë shqiptarëve. Ne do të qëndrojmë me forcën më të madhe të fjalës”, tha Berisha.