Humbja e Gjermanisë me Japoninë ishte surpriza e dytë e këtij botërori, pas asaj të Argjentinës kundër Arabisë Saudite.

Por duket se ky lajm ka qenë më shumë surprizë për futbollistin e Barcelonës, Osmane Dembele.

Sulmuesi francez ka bërë një reagim epik ditën e sotme, pasi gazetarët i dhanë lajmin.

Reagimi i tij ka marrë një shpërndarje të gjerë në rrjetet sociale, teksa është duke bërë xhiron e internetit.