Kreu i PD Sali Berisha në konferencën për shtyp me gazetarët tha se protesta e 6 dhjetorit ka ngjallur shumë interes në vend por edhe në diasporë. Ai iu bëri thirrje të rinjve, nxënësve dhe studentëve që ti bashkohen protestës që do të mbahet më datë 6 , në orën 12.

Më tej Berisha tha se samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor, që do mbahet po në 6 dhjetor në Tiranë, varros projetin serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

BerishaPor para se të adresoj thirrjen time kam një falënderim të përzemërt për KE përfaqësinë e tij që me deklaratën e djeshme u dëshmuan shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar, për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri dhe natyrisht kanë përzgjedhur Tiranën edhe për qëllimet gjeostrategjike.

Kanë përzgjedhur Tiranën edhe për qëllimet e tyre gjeostrategjike. Thirrja dhe kërkesa që liritë dhe të drejtat e qytetarëve të respektohen është përgjigja më e shkëlqyer që mori Rama që në reagimin e tyre te tmerruar nga protesta të krijonin përshtypje në ktë vend se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra të vendeve të lira por diktatorë të gjithë botës, kjo mori përgjigje me deklaratën . PD vendosmërisht përcaktohet për nje tubim që ka synim madhor paraqitjen e të vertetave të shqiptarëve ne menyre dinjitoze, civile dhe ka në konsideratë të plotë garancinë e sigurisë se miqve që vijnë, respektin e hekurt të mikpritjes së shqiptarëve. Thirrja ime është për cdo shqiptar të dalin atë ditë të protestojnë të dëshmojnë përkushtimin tone jetik ndaj vlerave europiane, që në këto 8 vite janë deformuar, dhe zhdukur nga regjimi i narkoshtetit të tij, cka ka katandisur Shqipërinë që feston 110 vjetorin e pavarësisë, 53 vende më poshtë se sa shteti i ri i pavarur i Kosovës por mjerisht 4 vende poshtë Vietnamit.

Është dhunimi i këtyre vlerave , faktor themelor të shndërrimit të shqiptarëve në njerëz të gomoneve. I patë statistikat të qeverisë së MB, shqiptarët e tejkalonin me distance sirianet dhe afganet në dyndjet drejt Britanisë së Madhe. Shpreh me dinjitet zërin tuaj para lidershipit të BE. Është e martë ditë pune, ora 12 por sakrifica ia vlen. Ftoj nxënësit e shkollave tia kushtojnë të ardhmes së tyre europiane, studentët të mblidhen në Tirane. Ka tre vite që vasali i Beogradit sillet si fantazëm për interesat e shqiptarëve. Vijnë 6 vende të BP, për të varrosur projektin serbo rus të Ballkanit të hapur të reklamuar nga vasali i Vucic dhe Putinit Edi Rama. Rama po ben ne cdo samit avokatinë e Rusisë së Vogël. Serbia nuk ka dëshmaur më shumë se sot se është një Rusi e vogël në Ballkan.