Kanye West synon të kandidojë për president të SHBA-së në vitin 2024, pavarësisht se është përballur me disa skandale me sjelljet e tij të fundit.
Reperi, i cili ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, postoi një video të logos së fushatës së tij në mediat sociale, së bashku me titullin Ye 24.
Ai gjithashtu pretendoi se i kishte kërkuar Donald Trump që të ishte kandidati i tij.
West kandidoi më parë për president në vitin 2020, por ajo fushatë dështoi, duke siguruar 70.000 vota.
Pretendimet e tij të fundit erdhën pasi Ëest u pa në klubin e golfit Mar-A-Lago të Trump në fillim të kësaj jave, i shoqëruar nga Nick Fuentes, një nacionalist i njohur i bardhë.
Në një video të titulluar Mar-A-Lago Debrief, West pohoi: “Trump filloi të më bërtiste në tavolinë, duke më thënë se do të humbas.”
Nisja e fushatës së West vjen pasi reperi përballet me një sërë polemikash për komentet e tij antisemitiste.
Ndërsa ai vazhdoi të bënte komente antisemitike në internet dhe në intervista televizive, kompanitë e modës, duke përfshirë Gap, Adidas dhe Balenciaga thanë se nuk do të punonin më me të.
Muzikanti më vonë komentoi se kishte humbur “dy miliardë dollarë në një ditë”.