Pedro Sanchez është presidenti i ri i Internacionales Socialiste. Kryeministri Edi Rama, i cili ishte pjesë e Kongresit të XXVI të saj, ka ndarë në rrjetet sociale disa foto me të.
“Me Presidentin e sapozgjedhur të Internacionales Socialiste, kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez”, ka shkruar Rama.
Sanchez mban postin e kryeministrit të Spanjës prej vitit 2018.