Einxhel Shkira dhe Dj Dagz pritet që bëhen prindër shumë shpejt. Ata do të bekohen me një djalë dhe tashmë po shijojnë momentin më të lumtur të jetës. Së fundmi, moderatorja ka mbledhur shoqërinë e saj për të festuar babyshowerin e saj dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte dhe një super suprizë.

Dj Dagz ka vendosur që t’i bëjë propozimin për martesë dashurisë së tij në ditën e tyre të rëndësishme.

E teksa ishin duke falenderuar të ftuarit që kishin shkuar në festën e vogëlushit të tyre, papritur Dagz nxjerr unazën dhe ulet në gjunjë.

E sigurisht një “Po” ka ardhur nga ana e moderatores si përgjigje dhe ky moment ka bërë që si Einxhel dhe Dj të “shpërthejnë” në lot nga emocionet e bukura.