Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka mbajtur fjalën përshëndetëse në hapje të seancës së përbashkët parlamentare mes deputetëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në fjalën e saj duke sjellë në vëmendjen datat që kanë shënuar historinë tonë, Nikolla nënvizoi thirrjen “Një komb, një qëndrim”.
“Një komb një qëndrim, atë të vëllazërimit Shqipëri-Kosovë në vigjilje të 28 nëntori kumti na mbush me ndjenja të fisme me krenari kujtime e refleksione për atë që ishim dhe bënë atë jemi dhe duam dhe atë që do t’u lëmë trashëgimi fëmijëve. Ditë e paharruehsme sot ku dy kuvendet mblidhen për të kremtuar ngritjen e flamurit të Skënderbeut nga babai i kombit në 1912 në Vlorë.
Ekzistencën, territorin, gjuhën dhe identitetin na e vinin në diskutim. Nga Prizreni e Vlora, Tirana e Prishtina nga Korça e Presheva nuk i ikën privilegjit e nderit që iu dha emri shqiptar. U bënë shqiptarët qytetarë të denjë të qytetërimit që i përkasin pa dallim feje, krahine e ideje iu falën flamurit kombëtar. Shqipëria e Kosova janë dy shtete të pavaruara me miq e aleatë të mëdhenj me aspiratë integrimin në BE. Është vendi i duhur për të kujtuar ata që krijuan kongresin e Lushnjës, ata që luftuan kundër okupatorëve. Martirët e burgjeve komuniste, të gjithë ata që nuk e humbën beismin te liria po kaq edhe studentët e dhjetorit 1990”.
Ndër të tjera, Nikolla theksoi se është përgjegjësi e dy kuvendeve për t’i shndërruar kufijtë në kufij informalë.
Histoira nuk është rrëfim por edhe shkollë. Kemi qenë të ndarë me mur por në gëzime e vaje kemi pasur në vetëdije njëri-tjetrin. Përgjegjësi për t’i shndërruar kufijtë në kufij informalë dhe për këtë një rol vendimtar kanë dy kuvendet tona. Shqiptarët kudo që janë do të bëjnë më të mirën”.