Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur sot fjalën e tij në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë.

“Të dashur shqiptarë kudo në Ballkan apo në mërgatë, ju uroj Ditën e Flamurit. Stërgjyshërit tanë kanë luftuar për shtëpinë e të gjithë shqiptarëve, e hapur për miqtë kontribuuese për paqe. Gëzuar për festën e shenjtë për identitetin tonë kombëtar.
Deklarata e pavarësisë, evidenton Ismail Qemalin si prijës republikan. Mendohet se deklarata është shkruar nga ministri i parë i Arsimit, Luigj Gurakuqi.

Ndarjet krahinore ishin pengesë e prapambeturi atëherë siç janë edhe sot. Ndaj duhet të gëzohemi kur përfshihemi me njëri tjetrin. Duhet të përfshihemi por jo për të penguar.

Politika e ekonomia nuk janë çifligje por kalaja ku vëmë të gjithë nga një gur.
Duhet të jemi më shpesh bashkë. Jo etëm në kremte, e jo vetëm ne politikanët. Të pranojmë perspektivat e ndryshme dhe të punojmë së bashku.
Motra e vëllezër nesër shënojmë 110 vjetorin e pavarësisë ndërsa sot 25 vjetorin e shpalljes së UÇK në Llaushë. Bëjmë tani edhe për të ardhmen, nderojmë të kaluarën që na përbën sot dhe ecim bashkë. Në Kosovë i gëzohemi çdo suksesi të Shqipërisë, të çdo qeveria. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj para. Urojmë që suksesit të Shqipërisë veç t’ju shtohen për çdo ditë të flamurit. Jam e sigurt se njëlloj gëzoheni edhe ju për sukseset tona.
Mesazh ata që kanë marrë rrugën e kurbetit. Kjo ditë është më së shumti e juaja. Jeni mbështetja më e madhe ekonomike për vendet tona. E di se atje nuk po shkoni nga qefi por nga halli. E di që ende nuk kemi bërë mjaftueshëm që tju bindim që të rrisni fëmijët në atdhe. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet”, tha ai.