Rita Ora ka reaguar pasi imazhi i saj u “përjetësua” në pullat postare të Postës së Kosovës. Pulla u lëshua në qarkullim të shtunën, më 26 Nëntor, ditën në të cilën këngëtarja bëri 32 vjeç. Ajo shprehet mirënjohëse për këtë vlerësim, ndërsa shton se i vjen keq që nuk mund të jetë atje.
“Ndihem shumë mirënjohëse sot. Faleminderit@postakosova për këtë surprizë të bukur për ditëlindjen time. Jam nderuar me një pullë postare zyrtare (nëse doni fytyrën time në të gjithë letrat tuaja) jam e lumtur dhe e nderuar që jam pranë gjyshit tim Besim Sahatçiu, i cili u vlerësua po aq për kontributin e tij në Art dhe Film.
Më vjen shumë keq që nuk mund të jem atje dhe ta marr personalisht, për shkak të angazhimeve në punë, por kur të mundem, do të jem e sigurt që do t’ju vizitoj dhe do t’ju tregoj vlerësimin tim! Faleminderit! Dhe të gjithë të tjerëve ju falënderoj për të gjitha urimet e mia për ditëlindjen. Jam shumë me fat që kam miqtë dhe familjen e fansave më të mirë. Mezi pres t’ju tregoj të gjithëve se për çfarë kam punuar”, shkroi ndër të tjerash Rita.