Protestuesit në Kinë ia kërkuan dorëheqjen presidentit Xi Jinping, për shkak të masave kufizuese ndaj COVID-19, që sipas protestuesve, çoi në vdekjen e 10 personave nga zjarri në një ndërtesë banimi, raportoi BBC-ja të dielën.
Mijëra persona u mblodhën në Shangai, derisa autoritetet thanë se personat nuk vdiqën për shkak të masave kufizuese. “Xi Jinping, largohu”, ishte një nga thirrjet që protestuesit e mbanin në duar, ndërsa për viktimat u vendosën lule dhe u ndezën qirinj.
Pekini vazhdon të ndjekë një politikë zero-COVID, për shkak të numrit rekord të infeksioneve dhe pavarësisht rritjes së zemërimit te publiku.Kryeqyteti i rajonit perëndimor Xinjiang ka qenë nën kufizime që nga fillimi i gushtit.Pamjet e shpërndara të premten mbrëma treguan banorët, shumë prej tyre me maska në fytyrë, duke u mbledhur pas errësirës në rrugët e qytetit.





