Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale 110-vjetorin e pavarësisë. Kreu i qeverisë ka publikuar publikuar në Facebook disa foto me këngëtaren e njohur Dua Lipa, e cila ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Ai njofton se festimet për këtë ditë do të mbyllen me koncertin e Dua Lipës në sheshin “Skënderbej”.
“Dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, u shpreh Rama.