“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri!” Urimi u përcoll sot edhe nga ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

Në mesazhin drejtuar shqiptarëve, Hohmann shkruan se BE do të jetë krah Shqipërisë për ta mbështetur që ëndrrën e integrimit europian ta bëjë realitet.  

“Tani që Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ne jemi plotësisht të përkushtuar të mbështesim vendin për ta bërë realitet ëndrrën e qytetarëve të saj”, Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken uroi me një mesazh sot shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ai falënderoi Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen gjatë zhvendosjes së afganëve, për lidershipin dhe kontributin në skenën botërore e luftën në Ukrainë si dhe kontributin si anëtare e NATO-s.