Liderët nga Shqipëria dhe Kosova u bënë bashkë sot jo vetëm për ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë por edhe për një kafe.
Në një foto të shkrepur nga ambientet e bar-kafesë në Vlorë shihet presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca por dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.
Në ceremoninë e sotme, pas vendosjes së kurorave, mbajti një fjalim kreu i shtetit Bajram Begaj i cili ndër të tjera tha se kombin shqiptar e bashkojnë aspiratat euro-atlantike.