Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale Ditën e Çlirimit.
“Gëzuar Ditën e Çlirimit”, shkruan ai në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë e shoqëron postimin e tij me një foto të flamujve kuqezi në monumentin “Nëna Shqipëri”.
Ditën e sotme festohet 78-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga forcat italiane dhe ato gjermane.
Edhe këtë vit dy kampet e politikës shqiptare nuk festojnë në një ditë, pasi nuk bien dakord për ditën e çlirimit. Demokratët njohin 28 Nëntorin, ndërsa socialistët 29-ën.