Organizata Botërore e Turizmit e radhit Shqipërinë të parën, si destinacioni me performancën më të mirë në rritje të flukseve turistike krahasuar me vitin 2019.
Ka qenë Kryeministri Edi Rama i cili bën këtë të ditur lajmin në një postim në rrjetin social “Facebook”.
“Shqipëria radhitet e para nga Organizata Botërore e Turizmit (UNËTO) si destinacioni me performancën më të mirë në rritje të flukseve turistike krahasuar me vitin 2019”, shkruan Rama.
Në grafikun e publikuar nga kreu i qeverisë vendi ynë ka një rritje me 18 %.