Edhe pse kushtet e motit nuk kanë qenë të mira, te Teuta puna stërvitore ka vijuar normalisht. Madje nga dita e djeshme skuadra ka nisur një seri me nga dy stërvitje në ditë, teksa terreni sintetik i fushës stërvitore bën që kushtet të jenë optimale për stërvitje dhe deri më tani të mos jetë parë e nevojshme që skuadra të udhëtojë drejt një vendi tjetër për fazë përgatitore.Fakti që skuadra durrsake si ka pozitat e konsoliduara në renditje për 12 javët e kaluara të kampionatit aktual është dhe klima e përgjithshme që sundon në lidhje me rregullin dhe organizimin e gjithçkaje, sipas parametrave optimalë. Gjatë kësaj faze, e cila do të zgjasë dy javë, skuadra po qëndron e grumbulluar në hotel në Golem të Kavajës.
Teuta duke qenë se ndeshjen e javës së 13-të kur të rinisë kampionati pas 10-ditëshit të parë të muajit dhjetor do ta luajë në Kukës ndaj vendësve, në Durrës kanë parapëlqyer momentalisht t’u japin përparësi miqësoreve në Durrës. Pas miqësores me Besëlidhjen, skuadër që luan në Kategorinë e Parë, që në këtë sezon e ka rritur ndjeshëm nivelin, stafi ka siguruar edhe një miqësore për fundjavën e ardhshme, e cila do jetë sërish një skuadër e Kategorisë së Parë, siç është Dinamo, një emër me peshë në futbollin tonë.Kjo sfidë është parashikuar të luhet fundjavën e ardhshme, por akoma orari dhe stadiumi nuk janë përcaktuar.
Pritet një ndeshje interesante, përtej faktit se në cilën kategori luajnë njëra apo tjetra skuadër.Në bilancin e ndeshjeve të fundit janë “djemtë e detit”, që dominojnë me 2 fitore, kundrejt 0 të dinamovitëve në ndeshjet e fundit.Ndeshja e fundit pak muaj më parë, para se Dinamo të rrëzohej nga kategoria, ku u takuan në Elbasan, kaloi me fitoren e Teutës 1-0.