Evi Kokalari u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se nuk e mbështet dhe nuk është pro koalicionit mes PD-së dhe Partisë së Lirisë.

Kokalari nënvizoi se PD nuk duhet të jetë keq për 100 mijë vota që ka Partia e Lirisë në terren.

Ajo nënvizoi se PD nuk duhet të jetë në pozitën e dëshpërimit dhe në terren duhet të kërkojë votat e saj.

“Fillimisht kam qenë pro kohët e fundit nuk jam dhe aq pro për shumë gjëra që kanë ndodhur për shumë arsye. Kam kuptuar shumë gjëra. Personalisht nuk më kanë ngrohur. Nuk them që është koalicion që do e ndihmojë. Herën e fundit LSI në 2021 ka pasur 100 mijë vota dhe kam idenë që PD nuk duhet të jetë në pozitën e dëshpërimit për 100 mijë vota. PD mund të kërkojë votat e saj”, tha ajo.