Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale logon e samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor. Kreu i qeverisë shkruan se kjo është një ngjarje historike.

“Dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.

Në samitin që do të mbahet javën e ardhshme pritet që në kryeqytet të mbërrijnë 45 delegacione të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Qeveria e ka shpallur të martën ditë pushimi zyrtar për Tiranën në kuadër të sigurisë së samitit.