Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin dy deputetëve më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Oriela Nebiaj dhe Petrit Dodës.

Konkretisht, Oriela Nebiaj lë botën e televizionit për të hyrë në Kuvend, pasi mandati u la bosh pas dorëheqjes së Grida Dumës. 

Ndërkohë Petrit Doda në qarkun e Tiranës, zëvendëson deputetin Alfred Rrushaj pas dorëheqjes së këtij të fundit.