“Prapaskenat” deklaroi se kishte mësuar se aktori i njohur, Rezart Veleshnja kishte rënë pre e një grabitjeje të dhunshme, sapo ka tërhequr para në një bankomat në një zonë shumë të populluar të Tiranës, e cila nuk bëhet ende e ditur me saktësi.

Mirëpo, pas qarkullimit të këtij lajmi, ka reaguar aktori Rezart Veleshnja. Ai thotë se asgjë nuk është e vërtetë dhe nuk e di aspak se nga ka dalë ky lajm.

Gjithashtu, ai shton se ka qenë gjithë kohës në prova dhe nuk ka asnjë shenjë në trup. Aktori shprehet i habitur nga lajmet e rreme dhe shton se këto kanë shqetësuar familjarët e tij, por më së shumti nënën, të cilën e ka të sëmurë.

Prsh JOQ, nuk me ka ndodhur asgjë, nuk e di se ku i nxjerrin këto lajme. Si e gjejnë guximin mo vlla. Këta nuk kanë as sedër asgjë. Të vetmit , që me keni pyetur jeni ju dhe bravo ju qoftë. Nuk është e vërtetë fare. Kam nënën sëmurë dhe ky lajm ma ka bërë një dorë“, ka thënë ai.