Robert Downey Jr është një nga emrat më të mëdhenj kur bëhet fjalë për botën e aktrimit, kryesisht falë rolit të tij si Iron Man në filmat ‘Marvel’.
Megjithatë, pavarësisht se është një nga aktorët më të talentuar, ai ka kaluar disa periudha të vështira si burgu apo droga.
‘Sr’, një dokumentar për babanë e Downey që u publikua në Netflix, flet si ishte jeta në familje, pasi prindërit e tij ishin gjithashtu të varur nga substancat narkotike.
Roberti ishte i vetëdijshëm për atë që po bënte babai i tij që në moshë të vogël dhe shpjegoi: “Unë gjithmonë e dija se çfarë po ndodhte në atë bodrum”.
Filloi të përdorte kur ishte tetë vjeç, së bashku me të atin: “Kemi ndryshuar vetëdijen me substanca”.
Si arritën të linin drogën?
“Unë thjesht po luaja një lojë duke dashur të qetësoja veten ose të qëndroja lart, përpara se të pranoja faktin që gjërat kishin dalë jashtë kontrollit”, tha Robert .
Vdekja e nënës së tij nga në 1994 ishte një moment kyç si për të ashtu edhe për të atin në shërimin e tyre.
“Kur e humbe atë dhe qëndrove i pastër dhe unë isha ende atje, më the se duhej të qëndroja në këtë planet dhe të mos dorëzohesha”,- shtoi ai
Më pas babai i Robertit i cili ndërroi jetë në vitin 2021, dëgjohet duke i thënë djalit të tij: “Me gjithçka që ke kaluar, ti e meriton.”