Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Rishi Sunak, pak ditë pas debateve për emigrimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.
Të dy liderët vlerësuan marrëdhëniet mes Britanisë dhe Shqipërisë dhe u angazhuan për të forcuar bashkëpunimin sa i takon tregtisë, investimeve dhe mbrojtjes, përfshirë edhe sigurinë kibernetike.
Kryeministri Sunak pranoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike, por të dy udhëheqësit pranuan se më shumë duhet bërë për të adresuar emigracionin e paligjshëm dhe për të sfiduar krimin e organizuar.
Ata diskutuan mbi planet për të shtuar bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta duke përfshirë edhe mbylljen e vakumeve që po ndalojnë kthimin e shpejtë të azil-kërkuesve të refuzuar.