Sfida Poloni-Argjentinë pati një episod shumë të kontestuar, në minutën e 35-të, Leo Messi gjatë një dueli ajrorë me portierin Wojciech Szczesny u rrëzua në zonë duke reklamuar një penallti.

Përpara se gjyqtari i takimit të shkonte për tu konsultuar me sistemin VAR, Szczesny dhe Messi kanë vendosur një bast ndërmjet tyre. Ka qenë portieri polak që zbuloi gjithçka pas ndeshjes:

“Po flisja me Messi-n përpara se gjyqtari i takimit të merrte një vendim. I thashë, vendosim bast 100 euro që gjyqtari nuk do të akordojë penallti. Nuk di nëse është e ligjshme kjo në Botëror, me shumë mundësi do të ndëshkohem për këtë, por nuk më intereson. Gjithsesi nuk kisha ndërmend as të paguaja Messi-n.

Atij nuk i bëjnë punë 100 euro”, u shpreh Szczesny duke shtuar: “Si portier mbase është ndjesia më e bukur që t’i pres një penallti atij që konsiderohet lojtari më i mirë i të gjithë kohërave. Është ndjesi fantastike, për më tepër kur e bën këtë në një Botëror”, theksoi ndër të tjera trajneri i Polonisë.