A është ai politikani me emrin Taulant? Këtë pyetje të drejtpërdrejtë i ka bërë moderatorja Erla Mëhilli, kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, lidhur me dëshminë e Ardian Çapjes në sallën e gjyqit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Balla ka deklaruar nga Brukseli se nuk ka asnjë të vërtetë në këtë histori.

Ai tha se sapo të kthehet në Tiranë, do të përballet me shpifësit dhe do të firmosë kallëzimet penale.

Pjesë nga intervista:

Erla Mëhilli: Opinioni publik këtu në Shqipëri prej disa ditësh tashmë zien për një çështje, për të cilën ju nuk keni folur. Opozita gjithashtu ju ka akuzuar, mediat kanë shkruar. Më lejoni t’ju pyes.

Taulant Balla: Sapo të jem në Tiranë, jam i gatshëm të merrem me babalen e radhës.

Erla Mëhilli: Pse Babalen e radhës? Janë akuzat e opozitës apo ka diçka të vërtetë?

Taulant Balla: Asnjë gjë të vërtetë nuk ka.