Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për komentet që presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin kurti.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se kjo gjuhë urrejtjeje është e papranueshme dhe dëshmon se lidershipi serb nuk ëhstë ndarë nga e kaluara.
Basha thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund t’i imponohet askush me gjuhën e dhunës.
Statusi:
Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës. Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe.