Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sulmi brutal ndaj “Prestige Resort” është një tentativë për të fshehur një skandal akoma më të rëndë, që ka të bëjë më përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Ramës në vjedhjen 2.4 miliardë euro në kritptovaluta.

Ai thekson se në këtë skandal është përfshirë qartësisht qeveria shqiptare dhe dyshohet të jetë pjesë edhe vëllai i Edi Ramës.

Bëhet fjalë për mashtrimin e 200 mijë europianëve me kriptomonedhat në vlerën 2.4 mld euro.

POSTIMI I PLOTË

Sulmi i paligjshëm dhe brutal i regjimit hajdut dhe skizofrenik kundër “Prestige Resort” është jo vetëm një akt terrorist ndaj lirisë të mediave, por edhe një akt kriminal nëpërmjet të cilit synohet të tërhiqet vëmendja nga një tjetër skandal shumë i rëndë i bërë së fundmi publik ku është përfshirë qartësisht qeveria shqiptare dhe ku dyshohet të jetë pjesë edhe vëllai i Edi Ramës, lidhur me mashtrimin e rreth 200 mijë europianëve me kriptomonedha në vlerë 2.4 miliard euro.

Banditizmi i Edi Ramës tek “Prestige Resort” nuk mund të mbulojë kurrë vjedhjet e shekullit dhe skenat e krimit që janë tek inceneratorët, Porti i Durrësit, koncensionet korruptive, PPP-të dhe tenderat sekretë që po vjedhin pamëshirë shqiptarët çdo ditë.

Llogaridhënies para drejtësisë dhe popullit shqiptar Edi Rama nuk do t’i shpëtojë dot kurrë!