Kryeministri Edi Rama gjatë diskutimit me gazetarët tha se në fillim të gjatëmujorit të dytë do të fillojë ndërtimin e Portit të ri Tregtar.
Rama u shpreh se Emiratet e Bashkuara dhe Muhamed El Alabar po ndërton 2 mijë apartamente në Spitallë.
Edi Rama: Me Portin e Durrësit po bëjmë një hap kolosal. Nëse të gjitha gjërat shkojnë sipas të gjitha parashikimeve në fund të gjashtëmujorit të parë dhe në fillim të gjashtëmujorit të dytë shkojmë në ndërtimin e Portit të ri Tregtar. Ne nuk do të mbetemi pa port. Për herë të parë në historinë e vendit qeveria është ortak, pra publiku është ortak me një investitor të huaj në vendin tonë. Shtëpitë për të pastrehët po bëhen dhe po bëhen nga e njëjta dorë. Po ndërtohen nga Kurora e Emirateve të Bashkuara dhe nga Muhamed El Alabar 2 mijë apartamente po ndërtohen në Spitallë.