Procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike ka mbaruar disa minuta më parë.
I vetmi qytet ku është shtyrë orari i votimit është Lezha, për shkak të numrit të lartë të simpatizantëve.
Totali i personave që kanë votuar në të gjithë vendin deri në orën 17:00 ka qenë 51797 sipas qarqeve:
Për herë të parë kanë votuar jo vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët, të cilët mbështesin kandidatët, që do të garojnë për të përfaqësuar demokratët në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Kandidati shpallet fitues vetëm nëse merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme në një zonë të caktuar.
Në rast se asnjë nga kandidatët nuk merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Në rast ndarje votash në mënyrë të barabartë, kandidati apo kandidatët që kalojnë në balotazh hidhen me short.