Kreu i Partisë së Lirisë e ka cilësuar akt terrorist të kryeministrit shembjen e “Prestige Resort” nga IKMT ditën e sotme.
Ilir Meta shprehet se “përveçse një hakmarrje kriminale perverse ishte edhe prova më e padiskutueshme e një regjimi mafioz që ka asgjesuar shtetin e së drejtës”.
“Akti terrorist i Kryeministrit aktual kundër “Prestige Resort” përveçse një hakmarrje kriminale perverse ishte edhe prova më e padiskutueshme e një regjimi mafioz që ka asgjesuar shtetin e së drejtës. Ky krim nuk do të amnistohet ndonjëherë dhe përgjegjësit e këtij akti skizofrenik jo vetëm do të përgjigjen përpara ligjit por do të paguajnë deri në një pasojat financiare të një akti të tillë banditesk. Ora e Llogaridhënies po afrohet për bandën në pushtet!”, shkruan Meta.