Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e ditës së martë, 6 dhjetor, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta fton qytetarët t’i bashkohen protestës “në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë”.
Në postimin e tij, Meta ka uruar dhe PD-në për zhvillimin e primareve dhe e quan “një hap i madh përpara”.
POSTIMI I PLOTË:
Shumë urime për Partinë Demokratike për procesin transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve.
Një hap i madh përpara!
Nesër të gjithë bashkë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë! ✌️🇦🇱