Më tërheqjen e Ilir Alimehmetit, deputeti Belind Këlliçi është zyrtarisht kandidati i PD-së kundër Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit.
Por me kandidimin e Këlliçit, atij i duhet që të lërë mandatin e deputetit dhe vendi nuk duhet të mbetet bosh.
Kështu mandati i Këlliçit i kalon Asllan Dogjanit.
Ky i fundit ishte kandidat në primare për bashkinë e Kamzës, mirëpo nuk fitoi dhe nuk i kurseu akuzat për procesit ku tha se “demokratët kanë vjedhur njëri-tjetrin”.