Pas reperit Getinjo dhe këngëtares Ana Kabashi, është zbuluar edhe banori i tretë në “Big Brother VIP Kosova”.

Bëhet fjalë për Vivien Thano, modelja 29-vjeçare nga Durrësi, pjesëmarrëse në “Love Story” .

Ajo ka spikatur për linjat perfekte dhe format sensuale.

Gjatë klipit prezantues, Viven u shpreh: “Unë po hyj single në shtëpinë e Big Brother, megjithatë në qoftë se fati do jetë me mua do më eci”.

Ajo gjithashtu zbuloi se ka punuar më herët në Kosovë me shumë persona dhe kjo do ja bëj më të lehtë lojën.