Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në samitin e BE me Ballkanin Perëndimor që mbahet në Tiranë.

Teksa është pritur nga kryeministri Edi Rama, Meloni ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

Gjatë fjalës së saj, kryeministrja e Italisë u shpreh se është e rëndësishme që të forcohet procedura për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Është një përgjegjësi e madhe. Sidomos pas agresionit ukrainas, duhet të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku. Italia është e përkushtuar dhe përpiqemi të bëjmë maksimumin”, u shpreh Meloni.