Ka nisur protesta e opozitës. Me pankarta në duar qytetarë të shumtë i janë drejtuar Bulevardit, ‘Dëshmorët e Kombit’.
Protestuesit po marshojnë drejt Kryeministrit me pankarta dhe banderola që përmbajnë mesazhe pro Bashkimit Europian, në një kohë kur liderët e 27 vendeve ndodhen në Tiranë për samitin e BE.
“Europe, throw us a life vest!”, shkruhet në një prej pankartave që në shqip përkthehet “Europë, na hidh një jelek shpëtimi”.
Protesta e opozitës, mbahet në të njëjtën kohë me takimin që po zhvillohet me liderët europianë.