Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën në protestën së opozitës, ku u shreh që uron që pas goditjes së kreut të PD-së Sali Berisha të mos jetë kryeministri Edi Rama.
Ndër të tjera, Këlliçi tha se për ngjarjen e sotme do ti shkohet deri në fund.
“Është momenti që ta dëgjojnë të gjithë Europianët që janë në Samit me Edi Ramën. “Rama ik”, këto janë shqiptarët e vërtetë. Uroj që pas incidentit të sotëm të mos jesh t’i. Në 12 nëntnor je shpallur armik në shesh para shqiptarëve. Uroj që pas incidentit të mos jesh ti apo levat e tua. Për këtë që ka ndodhur sot do ti shkojmë deri në fund”, tha ai.