Policia ka arrestuar personin që qëlloi me grusht kreun e PD, Sali Berisha teksa po i bashkohej turmës së protestës në Bulevard.
Bëhet me dije se i riu që qëlloi me grusht Berishën është Gentjan Shehun.
Shehu ka hyrë në mes të turmës dhe e ka qëlluar me grusht në pjesën poshtë syrit. Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat, të cilët kanë arritur ta ndalojnë si dhe e kanë dhunuar për disa çaste.