Ky është momenti kur ish-drejtuesi i policisë, Erzen Breçani ka larguar nga turma e protestuesve 31-vjeçarin Gert Shehun, i cili goditi kreun e PD-së Sali Berisha.
Sikurse duket në video, ai shfaqet gjysmë i zhveshur dhe i zbathur jashtë mureve të katedrales për t’u dorëzuar më pas në polici.
31-vjeçari Gert Shehu, i cili goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha momentalisht ndodhet në Spitalin e Traumës.
Mësohet se Shehu nuk ka probleme shëndetësore dhe se është i vetëdijëshëm.
Pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme në Spitalin e Traumës, autori do të shoqërohet për në komisariatin nr.1 në Tiranë.