Kryetari i Partisë Demokratike ka kërkuar që personi i cili e goditi me grusht, të lirohet nga policia. Në mbyllje të fjalës së tij në protestën e opozitës, Berisha tha se autori është vetëm “një mjeran”, teksa ka akuzuar si personin direkt Kryeministrin Edi Rama.

“Le t’i themi policisë liroje fatkeqin, liroje, liroje, sepse ai është një mjeran që ka shitur veten. Autorët e vërtetë përpiqen sot ta lidhin meqenëse ky është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë ta lidhin me pista që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër, s’kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama, ka vetëm një arkitekt, ky është Edi Rama, ka vetëm një hjeks, ky është ministri i familjes, Çuçi. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokra se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit, Europës. Rroftë Shqipëria”, u shpreh Sali Berisha.

Kryedemokrati u godit me grusht në nisje të protestës nga një 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu, i cili është ndaluar nga policia.