Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov është shprehur se BE duhet të jetë plotësisht e pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një komunikim për gazetarët Lavrov tha gjithashtu se BE-ja ende i ka të gjitha mundësitë për të qenë pjesë e barabartë, e botës multipolare, por para kësaj duhet të kuptojë se nuk duhet të ‘përkëdhelet’ vazhdimisht tek SHBA.
Lavrov vlerësoi se India, Brazili, vendet e Gjirit Persik, si dhe organizatat rajonale në Afrikë dhe Amerikën Latine kanë më shumë arsye për të qenë pjesë e botës multipolare, pjesë e saj e barabartë, sesa BE-ja.





